Tensione në Preshevë, Sami Salihu pretendon se u kërcënua me eliminim fiz

Publikuar 3 muaj më parë

Kryetari i Lëvizjes për Reforma, Sami Salihu, ka njoftuar publikisht se është kërcënuar pas përfundimit të seancës së Kuvendit Komunal në Preshevë.

Sipas deklaratës së tij, ai ka pranuar një mesazh kërcënues (SMS) nga Ardian Aliu, udhëheqës i Departamentit për Urbanizëm në administratën komunale të Preshevës dhe njëkohësisht dhëndër i zëvendëskryetarit të komunës, Ragmi Mustafa.

Postimi i Sami Salihut.

Salihu theksoi se rastin do ta denoncojë në organet përgjegjëse dhe kërkoi që të ndërmerren masa ligjore ndaj kërcënimeve të bëra.

“Pushtetit aktual i rikujtoj se nuk mund të më frikësojë me kërcënime dhe as ta fshehë korrupsionin”, deklaroi ai.

Ai akuzoi pushtetin lokal për presion dhe kërcënime ndaj këshilltarëve komunalë që, sipas tij, flasin publikisht për korrupsion në Kuvendin Komunal të Preshevës.

“Kjo është qeverisja e sotme e Komunës së Preshevës: kërcënime fizike ndaj këshilltarëve komunalë vetëm pse flasin për korrupsion”, thuhet në reagimin e Salihut.