Shaip Kamberi kërkon hetim parlamentar për vdekjen e 135 ushtarëve shqiptarë në APJ

Publikuar 4 muaj më parë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kërkuar formimin e një komisioni të posaçëm parlamentar për hetimin e vdekjes së 135 shqiptarëve gjatë shërbimit ushtarak në ish-Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ).

Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Serbisë, Kamberi tha se rastet e shumta të vdekjeve të ushtarëve shqiptarë në rrethana të dyshimta kanë lënë pasoja të thella në kujtesën kolektive të shqiptarëve dhe ndikojnë edhe sot në mosbesimin ndaj shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi.

Ai deklaroi se shqiptarët në ish-Jugosllavi janë përballur me diskriminim etnik, represion kulturor dhe stigmatizim politik brenda strukturave ushtarake, veçanërisht pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë.

Sipas Kamberit, gjatë viteve ’70 dhe ’80 janë regjistruar dhjetëra raste të vdekjeve të ushtarëve shqiptarë, të cilat autoritetet e kohës i kanë cilësuar si vetëvrasje, aksidente ose shkelje disiplinore. Megjithatë, familjarët e viktimave, sipas tij, kanë raportuar shpesh gjurmë dhune në trupat e të ndjerëve, duke ngritur dyshime për vrasje me motive etnike dhe politike.

Deputeti shqiptar kritikoi institucionet serbe për mungesën e hetimeve zyrtare dhe heshtjen institucionale ndaj kësaj çështjeje, duke theksuar se arkivat ushtarake të periudhës jugosllave vazhdojnë të mbeten të mbyllura për publikun.

Ai tha se mungesa e ballafaqimit me të kaluarën përfaqëson diskriminim institucional ndaj shqiptarëve dhe pengon zbardhjen e plotë të së vërtetës.

Në fund të fjalimit, Kamberi njoftoi se, në bazë të nenit 40 pika 6 të Rregullores së Kuvendit Popullor të Serbisë, ka paraqitur zyrtarisht propozimin për krijimin e një Komisioni të posaçëm për përcaktimin e së vërtetës lidhur me vdekjen e 135 shqiptarëve në radhët e APJ-së gjatë viteve ’80.

Sipas propozimit të tij, komisioni duhet të përfshijë përfaqësues të Kuvendit, organizatave për të drejtat e njeriut, ekspertë të drejtësisë tranzicionale dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar.