KALENDARI HISTORIK

Publikuar 4 javë më parë

Më 8 maj të vitit 2004 vdiq në një azil të San Marko të Kalifornisë, Tomor Zavalani, autor i një projekti sa madhështor, aq dhe utopik, sikurse krijimi i një gjuhe ndërkombëtare me shenja grafike. Tomor Zavalani lindi më 1921 në Korçë, te një familje me tradita patriotike të shquara. Ai mbaroi me sukses Liceun francez, një nga shkollat e mesme më serioze të paraluftës. Pasioni për gjuhët e shpuri te projekti i krijimit të një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për të gjithë, të cilën e quajti, Glifet e epokës supersonike). Nisur nga qëllimi fisnik të mundësonte komunikimin midis njerëzve me kombësi dhe kultura të ndryshme, ai iu përvesh punës me zell e durim. Në erën moderne, megjithë shtimin e madh të mjeteve të masmedias, të fjalorëve dy-gjuhësh e shumë gjuhësh, problemi i ndërkomunikimit vazhdon të jetë pengesë për përvetësimin e kulturës së popujve të tjerë dhe sidomos për emigrantët, që jetojnë në mjedise të huaja dhe duhet t’i përshtaten vendit.

a1info