Visar Memeti akuzon Ardita Sinanin për manipulim me projektin e asfaltimit të rrugës në Preshevë

Publikuar 4 muaj më parë

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Visar Memeti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetares së Preshevës, Ardita Sinani, lidhur me asfaltimin e rrugës rajonale nga dalja e autostradës deri në hyrje të qytetit.

Sipas Memetit, projekti në fjalë është realizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe nuk është rezultat i “vizitave dhe delegacioneve” të kryetares, siç është pretenduar nga ajo.

“Kryetarja jonë, duke e rrejt veten, po mendon se i rren edhe të tjerët”, ka shkruar Memeti, duke shtuar se Sinani nuk ka treguar konkretisht se cili takim apo delegacion ka ndikuar drejtpërdrejt në realizimin e këtij investimi.

Ai gjithashtu ka ngritur dyshime për, siç thotë ai, “takime të fshehta me SNS-in”.

Memeti theksoi se kërkesa zyrtare për asfaltimin e kësaj rruge është bërë më 21 shkurt 2024 gjatë qeverisjes së Alternativës për Ndryshim, duke publikuar edhe dokumente përkatëse si dëshmi.

“Faktet flasin ndryshe. Asfaltimi nuk ka ardhur nga delegacionet e Ardita Sinanit, por si rezultat i kërkesës së bërë gjatë qeverisjes së Alternativës”, ka deklaruar ai.