Kur lideri pasurohet e populli varfërohet: paradoksi i Ragmi Mustafi

Publikuar 4 javë më parë

Politika shpesh na ka mësuar me maska, por rasti i Ragmi Mustafit është një manual i pastër se si “shkëlqimi” i pasurisë personale mund të verbërojë të ardhmen e një lideri. Kur në vitin 2024 doli në dritë shifra marramendëse prej afro 700 mijë eurosh pasuri të deklaruar, pyetja që pushtoi çdo tryezë nuk ishte “si i bëri?”, por “për kë punoi?”. Për një lider që pretendonte se përfaqësonte interesat e popullit më të diskriminuar në Ballkan, ato shifra ishin një shuplakë për çdo qytetar që mezi mbyll muajin.

Së fundmi, Mustafi ka marrë rolin e “statistikanit të dhimbjes”. Përmes postimeve në rrjetet sociale, ai na shpjegon me detaje se si Bujanoci po lëngon: paga mesatare prej 86,000 dinarësh kundrejt 190,000 të Beogradit, një raport 1:2 që prodhon vetëm varfëri. Ai flet për 5,401 të punësuar, për papunësinë reale mbi 25% dhe për “tkurrjen reale” të investimeve.

Por këtu fillon teatri i absurdit. Si mundet një njeri që e ka siguruar veten me banesa, troje e shtëpi që kapin vlerën e 700,000 eurove, të flasë për “pabarazinë si model funksionimi”? Ndërsa qytetarët e Bujanocit përballen me stagnimin ekonomik, Mustafi e shijon komoditetin e Prishtinës me një rrogë të majme nga buxheti i Kosovës dhe një pasuri që as dhjetë breza të punësuarish në sektorin e brishtë të Bujanocit nuk do ta arrinin dot. Është e lehtë të analizosh varfërinë nga distanca e luksit, por është e pamoralshme ta përdorësh atë si kartë politike kur vetë je shembulli i një pasurimi të pashpjegueshëm.

Zgjedhjet lokale ishin momenti i së vërtetës. Populli nuk ia fali dot komoditetin e banesave luksoze ndërkohë që kauza për të cilën ai thirrej – Lugina e Preshevës – mbetet nën mëshirën e fatit. Humbja e tij nuk ishte thjesht një rotacion demokratik, por një ndëshkim moral. Vota kundër tij ishte një thirrje: “Nuk mund të na qash hallin me stomakun plot dhe llogarinë bankare të tejmbushur!”

Nëse pasuria e vitit 2024 ishte “fillimi i fundit”, akuza popullore për keqpërdorimin e fondeve të Qeverisë së Kosovës gjatë kohës që drejtonte Këshillin Kombëtar Shqiptar është goditja finale. Fondet e dedikuara për mbijetesën kombëtare, arsimin dhe kulturën e shqiptarëve në Luginë, dyshohet se u përdorën si mjet për konsolidimin e pushtetit personal.

Nuk ka ironi më të hidhur se kjo: të kërkosh ndihmë nga Kosova dhe ta përdorësh atë ndihmë si “fond investimi” për ambiciet e tua, teksa popullit i servon statistika të zymta të marra nga entet e Serbisë.

Në fund të ditës, statistikat e varfërisë që ai shpërndan janë vetëm aktakuza më e fortë kundër vetë pushtetit që ai ushtroi për vite me radhë pa lënë asgjë pas, përveç pasurisë së tij private.

Burimi: Perspektiva.info