KARVANI I SHKRIMTARËVE I LUGINËS NË RAHOVICË: PËRUROHET LIBRI ME POEZI I AUTORES, SAMANTA RASHITI!
Rahovicë, 23.04.2026
Në ambientet e shkollës fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë, Karvani i Shkrimtarëve i Luginës mbajti aktivitet me rastin e 23 Prillit-Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës Autoriale, në të cilën u fol për këtë datë me rëndësi për librin nga Kryetari i shoqatës, Avni Shaqiri, i cili foli në pika të shkurtra për këtë datë me rëndësi për shkrimtarët dhe ata që botojnë libra dhe porositi që të ruhen nga plagjiatura, meqenëse dënohen me ligj.
Më pas para nxënësve të pranishëm lexuan: Jalldëze Kasumi, Bilall Maliqi, Valbona Hasani, Avni Shaqiri, Samanta Rashiti dhe dhe Riolt Ahmeti.
PËRURIMI I LIBRIT
Pjesë e këtij manifestimi ishte edhe përurimi i librit të dytë të autores Samanta Rashiti, e cila vijon mësimet në shkollën fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë. Përurimin e udhëheqi nxënësi, Blerand Limani, ndërsa e shpalli të hapur, drejtori i shkollës, z. Amir Sylejmani, i cili përshëndeti dhe lavdëroi punën krijuese të Samantës, duke i porositur edhe nxënësit tjerë të ecin rrugës krijuese të Samantës.
Për librin foli redaktori i saj, shkrimtari Bilall Maliqi, i cili para të pranishmëve dha mendime domethënëse për librin e Samantes, motivet që janë brenda librit dhe cilësia e poezive, duke thënë se kjo autore ka rritur vlerën e vet, meqenëse është i dyti libër dhe shihet qartë se ka ngritje artistike prej librit të saj të parë. Më pas për ta përshëndetur punë krijuese të autores, foli edhe kryetari i Shoqatës, Avni Shaqiri, i cili i dha disa porosi të vyeshme për vazhdim të krijimtarisë së saj.
Për librin foli edhe lektori i librit, mësuesi Fitim Mehmeti, i cili e lavdëroi punën krijuese të Samantes, duke i uruar shumë suskese në të ardhmen.
Në emër të famijes të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi gjyshi i Samantës, njëherit korrektori i librit, Nexhbedin Rashiti.
Gjatë përurimit pati deklamime nga nxënësit e shkollës nxjerrë nga libri i autores: Edenjë Sadullahu, Soreja Fazliu, Era Latifi, Dorela Bislimi, Ajla Bislimi, Riga Hyseni dhe Era Biladhi.
Në fund autorja e librit, i falënderoi të pranishmit për praninë e tyre në përurimin e librit të saj, duke ju thënë se prapë do të vazhdoj të shkruaj. Po ashtu ajo falënderoi donatorët e librit, të cilët bënë të mundur botimin e librit.
a1info