Preshevë: Të rinjtë me projekt të veçantë për Dita Botërore e Tokës

Publikuar 3 ditë më parë

Preshevë – Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Tokës, Zyra për të Rinj në Preshevë ka vënë në dispozicion hapësirat e saj për realizimin e një projekti të veçantë edukativ dhe ndërgjegjësues.

Ky projekt u udhëhoq nga profesoresha Nora Tahiri, e cila së bashku me një grup nxënësish të saj solli një aktivitet me fokus në mbrojtjen e mjedisit dhe rëndësinë e ruajtjes së planetit tonë. Përmes këtij angazhimi, nxënësit patën mundësinë të shprehin kreativitetin dhe të përçojnë mesazhe të rëndësishme për kujdesin ndaj natyrës.

Ky bashkëpunim përfaqëson një shembull konkret të rolit që luajnë institucionet lokale dhe sistemi arsimor në edukimin mjedisor të të rinjve, duke i inkurajuar ata të jenë pjesë aktive e ndryshimeve pozitive në komunitet.

Nga Zyra për të Rinj u shpreh mirënjohje për profesoreshën Nora Tahiri dhe nxënësit pjesëmarrës, duke vlerësuar kontributin e tyre si frymëzim për gjithë shoqërinë. Projekte të tilla dëshmojnë se të rinjtë janë bartës të së ardhmes dhe mbrojtës të vlerave mjedisore.

Fotot janë marrë nga faqja zyrtare e Zyrës për të Rinj.