BOTOHET LIBRI ME POEZI “FËMIJË TË BUZËQESHUR” I AUTORES SAMANTA RASHITI

Publikuar 5 ditë më parë

Doli nga shtypi libri më i ri i autores Samanta Rashiti, me titull “Fëmijë të buzëqeshur”, përgatitur për shtyp nga Edicioni i Botimeve i Feniksit, botues, “Lena” Prishtinë, 2026.

Redaktori i librit, shkrimtari, Bilall Maliqi, për librin shkruan:

“Samanta, vazhdoi të shkruaj vjersha edhe pas botimit të librit të parë. Ajo tregoi zell dhe dashuri për poezinë, duke u munduar që të ketë ngritje artistike në krahasim me librin e saj të parë, dhe këtë e ka arritur me punë, lexim dhe përkushtim, duke mos i lënë anash as mësimet shkollore, të cilat i ka për obligim.
Brenda poezive të librit ka poezi të kapshme për grupmoshat e ciklit të ulët shkollor, por edhe të klasave të pesta, sepse vjershat janë të tilla, të lehta, me tematika dhe motive të ndryshme, kuptohet, ato që i përthekon imagjinata dhe forca krijuese e një një nxënëse, e cila në të ardhmen premton shumë.
Redaktori i librit”.

Pak biografi për autoren

Samanta Rashiti, lindi, më 2015, në fshatin Rahovicë, komuna e Preshevës.
Është nxënëse e klasës së katërt të shkollës fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë.
Samanta është nxënëse e shkëlqyeshme, me sjellje shembullore.
Ajo është lexuese e pasionuar.
Lexon vjersha dhe tregime për fëmijë nga shkrimtarët e njohur shqiptar.
Në saje të dashurisë për të lexuar, ajo nisi edhe të shkruaj.
Samanta ka botuar librin e parë, me titull “Lulëkuqe në Gurishtë”
Përmbledhja me poezi, me titull “Fëmijë të buzëqeshur” është libri i saj i dytë.

a1info