Presheva, qytet nga i cili është e pamundur të udhëtosh me transport publik.

Publikuar 5 ditë më parë

Gazetarja Dejana Cvetković, e përkushtuar ndaj problemeve të qytetarëve të Preshevës, sjell një hulumtim të thelluar duke trajtuar një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen banorët e kësaj komune. Ajo nxjerr në pah mungesën e reagimit dhe neglizhencën e politikanëve lokalë, të cilët deri më tani nuk kanë treguar vullnet për të siguruar një stacion autobusi dhe transport publik për qytetarët e Preshevës. Në vijim, A1 Info ju sjell të plotë tekstin e gazetares Dejana Cvetković.

Presheva, një qytet i vogël në jug të Serbisë, në shikim të parë ka gjithçka si çdo vend tjetër i përmasave të ngjashme. Ka gjimnaz dhe shkollë fillore, shtëpi shëndeti, teatër, dyqane të mëdha dhe hapësira për shitjen e veturave të përdorura, kafene dhe restorante moderne, një zonë industriale në ndërtim, parlament lokal… gjithçka, do të thuhej, në përputhje me rreth 40.000 banorë, kryesisht shqiptarë etnikë. Ka edhe një stacion të madh hekurudhor, por prej vitesh nëpër të nuk kalojnë trena të udhëtarëve. Ndërsa stacion autobusi nuk ka fare. Qytetarët e këtij vendi kufitar posedojnë të gjitha dokumentet e Republikës së Serbisë, por nga aty nuk mund të udhëtojnë në asnjë qytet tjetër brenda së njëjtës Serbi. Të paktën jo me transport publik. Kjo është një histori se si në Serbi interesat personale dhe ato të elitave politike shumë shpesh vendosen mbi interesat e qytetarëve.

Vendi ku dikur ndodhej stacioni i autobusëve në Preshevë (Foto: Presheva.com)

Shkruan: Dejana Cvetković

Bujanoc, Preshevë, 15 prill 2026 – Imagjinoni një vend në Serbi me rreth 40.000 banorë, nga ku me transport publik praktikisht nuk mund të udhëtoni në asnjë qytet tjetër të Serbisë! Një qytet nga i cili nuk ka nisje autobusësh, ndërsa transporti hekurudhor i udhëtarëve nuk funksionon prej vitesh, edhe pse përmes tij kalon hekurudha që lidh Beogradin me Shkupin dhe Greqinë, si dhe Korridori rrugor 10. Treni i udhëtarëve nuk qarkullon sepse pritet prej kohësh rindërtimi i tij i paralajmëruar, ndërsa nisje autobusësh thjesht nuk ka, ashtu siç nuk ka as stacion autobusi. Në vend të tij tani ndodhet një kompleks privat banimi dhe biznesi.

Qytetarët e Preshevës, komunë me shumicë shqiptare në jugun më të skajshëm të Serbisë, në kufi me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, nëse nuk kanë veturë personale, nuk mund të udhëtojnë as deri në Bujanoc që ndodhet vetëm 25 kilometra larg, apo edhe 20 kilometra më tej në Vranjë, qendra rajonale e rrethit të Pçinjës. Nishi apo Beogradi për preshevarët duken si një botë e largët.

Udhëtimi jo më i gjatë se gjysmë ore deri në Vranjë apo Bujanoc përmes Korridorit modern 10, që kalon pranë Preshevës, për njerëzit që jetojnë këtu paraqet stres të madh dhe kërkon përgatitje të konsiderueshme. Prandaj ata nuk e teprojnë kur thonë se shpesh kanë ndjesinë se jetojnë në një qorrsokak, apo në një binar të vdekur.

Nëse nuk kanë veturë personale, si alternativë mbetet taksia, por ajo është shumë e shtrenjtë dhe përdoret vetëm në raste urgjente. Natyrisht, nëse dikush nga Beogradi apo nga ndonjë qytet tjetër i Serbisë dëshiron të vijë në Preshevë, qoftë për punë apo për vizitë te të afërmit, mund ta bëjë këtë vetëm me makinë.

E gjithë kjo lë pasoja në jetën e përditshme të qytetarëve.

Institucionet larg qytetarëve

Në Bujanoc dhe Vranjë janë të vendosura shumë institucione jetike për banorët e Preshevës, para së gjithash sistemi i drejtësisë, spitali rajonal, inspektoratet republikane… Po ashtu, shumë preshevarë punojnë në Bujanoc, ndërsa banorë të Bujanocit dhe Vranjës punojnë në Preshevë.

PAGAT MË TË ULËTA NË SERBI

Sipas të dhënave publike të disponueshme, buxheti vjetor i komunës së Preshevës bën pjesë ndër më të voglit në Serbi dhe është pak më shumë se shtatë milionë euro. Degradimi reflektohet edhe në pagat mesatare, të cilat janë më të ulëtat në nivel republike.

Presheva është në fund të listës në Serbi për nga paga mesatare. Paga mesatare neto në dhjetor të vitit 2025 ishte 78.441 dinarë, që është rreth 45.000 dinarë më pak se mesatarja republikane. Ky nivel i pazhvillimit lidhet edhe me moszbatimin e Planit me shtatë pika për integrimin e shqiptarëve, i cili përfshin edhe rimëkëmbjen ekonomike të këtij rajoni, ende të ngarkuar nga konfliktet e armatosura të viteve 2000/2001 midis shqiptarëve të armatosur dhe forcave shtetërore të sigurisë. Mungesa e investimeve në jug të Serbisë, sipas një pjese të përfaqësuesve politikë shqiptarë, shihet si pasojë e diskriminimit dhe neglizhencës sistematike nga Beogradi.”

Përditshmëria në Preshevë: pa veturë është e pamundur të shkosh askund (Foto: D. Cvetković)

Besa nga Presheva kujton një situatë të fundit kur nëna e saj ishte e shtruar në spital në Vranjë. Për transportin deri në rreth 50 kilometra larg, ajo është ndihmuar nga të afërm që kanë makinë, por kjo nuk ka qenë gjithmonë e mundur. Ndonjëherë është detyruar edhe të flejë në Vranjë, sepse i dilte më lirë sesa të paguante 100 euro për taksi.

“Nga Presheva për në Bujanoc dhe Vranjë nuk ka asnjë lloj transporti. Jam detyruar të gjej mënyra të ndryshme. Nga Vranja shkoja në Bujanoc, ku më merrte motra nga Presheva. Taksistët për në Bujanoc, që është 25 kilometra larg, kërkojnë deri në 80 euro për një udhëtim. Transporti për në Vranjë është i domosdoshëm sidomos për shkak të spitalit”, tregon ajo.

Problemet me transportin publik me autobusë kanë filluar në vitin 2012, kur kompania transportuese nga Vranja “Kavim-Jedinstvo”, e cila kryente transportin publik, e shiti stacionin e autobusëve në Preshevë një biznesmeni lokal, i cili në vend të tij ndërtoi një kompleks banimi dhe biznesi. Kjo kompani deri në privatizimin e vitit 2007 ishte në pronësi shtetërore. Pas shitjes së stacionit, në Preshevë nuk ndalen më as autobusë të kompanive të tjera.

Pas kësaj, transporti ndërqytetas praktikisht nuk funksionon, edhe pse “Kavim-Jedinstvo” ka linja të regjistruara nga Presheva. Udhëtimet nuk realizohen prej katër ose pesë vitesh, ndaj qytetarët janë të detyruar të përdorin taksi ose automjete personale, shpjegon inspektori i komunikacionit në administratën komunale, Ilir Sadriu.

Kujtime nga një e kaluar më e mirë: stacioni i dikurshëm (Foto: Presheva.com)

Shefi i kabinetit të kryetares së komunës së Preshevës, Besim Shabani, thotë se aktualisht nuk ekziston asnjë projekt apo iniciativë për vendosjen e transportit publik dhe ndërtimin e stacionit të autobusëve, pasi janë në zhvillim projekte të tjera prioritare në bashkëpunim me ministritë republikane.

Janë në zhvillim tre projekte me ministritë, siç është renovimi i shkollës. Nuk jemi në gjendje të hyjmë në projekte të reja, sepse Qeveria e Serbisë nuk ka mjete të mjaftueshme, ndërsa shkolla është tani urgjente për të mos ndodhur ndonjë tragjedi”, thekson Shabani.

Sadriu, si edhe të gjithë bashkëbiseduesit tanë, përsërit se nga Presheva transporti drejt qyteteve të tjera në Serbi kryhet kryesisht me automjete personale ose me taksi.

Ai thekson se një nga zgjidhjet e mundshme do të ishte vendosja e subvencioneve nga buxheti lokal për transportuesit lokalë.

“Në qytete të tjera ekzistojnë subvencione të tilla dhe transporti nuk paguhet nga qytetarët”, thotë Sadriu.

Pas privatizimit, ndërmarrja e transportit “Jedinstvo” nga Vranja kaloi në pronësi të kompanisë izraelite “Kavim” dhe që nga dhjetori i vitit 2007 funksionon si “Kavim-Jedinstvo”, pjesë e një kompanie ndërkombëtare që operon në Izrael dhe në disa vende evropiane.

Sipas Ragmi Mustafës, kryetar i komunës në vitin 2012, “Kavim” me çdo kusht donte të shiste stacionin e autobusëve që ndodhej në një lokacion atraktiv, dhe ia ofroi komunës për 600.000 euro. Komuna nuk kishte mundësi ta siguronte atë shumë, por investitori privat po.

Mustafa sot mban funksionin e zëvendëskryetarit të komunës.

Drejtori i ndërmarrjes “Kavim-Jedinstvo” në Vranjë nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetje. Pas sqarimit të temës nga gazetarja jonë, ai e ndërpreu telefonatën dhe më pas nuk u përgjigj as në mesazhe dhe as në thirrje.

Shembulli i Bujanocit

Për shkak të kësaj gjendjeje, pasojat më të mëdha i vuajnë nxënësit nga fshatrat përreth, të cilët çdo ditë udhëtojnë drejt shkollave në Preshevë. Prindërit detyrohen të organizohen vetë për transportin, gjë që paraqet një goditje të madhe për buxhetin familjar dhe shpesh është e vështirë të harmonizohen obligimet.

Autobusët qarkullojnë rregullisht nga Bujanoci (Foto: Bujanovačke)

E njëjta gjë vlen edhe për shumë punëtorë nga Vranja dhe Bujanoci që punojnë në Preshevë.

Drejtori i organizatës joqeveritare “Qendra për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë në Preshevë PhD”, Gani Rashiti, shpjegon se para privatizimit të “Kavim Jedinstvo”, oraret e linjave ishin përshtatur kryesisht me nevojat e nxënësve dhe punëtorëve në territorin e komunës së Preshevës. Lidhjet e transportit në komunë funksiononin pa ndërprerje, duke mbuluar pothuajse të gjitha fshatrat. Ndërmarrja gjithashtu mbante linjën e rregullt Preshevë–Bujanoc–Vranjë.

Rashiti thekson se para shitjes së stacionit, vetëqeverisja lokale kishte detyrimin të specifikonte obligimet e mëtejshme të operatorit “Kavim Jedinstvo” dhe planet e tij lidhur me shitjen e stacionit. Ai e fajëson pushtetin lokal sepse nuk ka tentuar të gjejë zgjidhje për qytetarët e komunës, por ka pranuar në heshtje vendimin për shitjen e stacionit, gjë që më pas ka çuar në ndërprerjen e transportit publik.

GRAĐANI KRIVE VLAST

“Lokalna vlast je najodgovornija za ovakvo stanje jer je posle prodaje autobuske, 2014. godine investitoru izdala dozvolu za podizanje objekta na njenom mestu, a da pre toga nije obezbedila nikakvo alternativno rešenje. Od svega ovoga, uz pomoć države, korist imaju pojedinci, dok gube građani. A što je najgore, ni jedna lokalna vlast se poslednjih 15 godina nije ni bavila temom otvaranja autobuske stanice. Konačno, ukidanje prevoza pogađa sve građane Preševa i regiona bez obzira na nacionalnost”, zaključuje Rašiti

Në Bujanocin e përmendur, kompania e transportit “Niš ekspres” në vitin 2016 shiti vetëm një pjesë të stacionit të saj të autobusëve një kompanie lokale, e cila tani e përdor si depo, por ruajti disa platforma dhe ndërtoi një ndërtesë të re të stacionit. Nga Bujanoci sot ekzistojnë rreth dhjetë linja drejt Nishit, Beogradit, por edhe drejt Zagrebit, Lubjanës, qyteteve në Mal të Zi dhe drejt Evropës Perëndimore.

Komplikuar dhe e shtrenjtë

Qytetarët me të cilët kemi biseduar kanë përvoja të ngjashme kur duhet të udhëtojnë nga Presheva në Bujanoc ose Vranjë. Zana tregon se, për shkak të nevojës për të rregulluar dokumentacionin në Vranjë, ka paguar 45 euro taksistit që ta kryente atë në vend të saj, për të mos pasur nevojë të udhëtonte dy ditë rresht. Miodrag thotë se në Preshevë problemi me transportin është i madh sepse mënyrat alternative të udhëtimit janë shumë të shtrenjta. Miloš shton se njerëzit dikur udhëtonin më shumë dhe se u nevojitet një stacion autobusi, pasi me Bujanocin dhe Vranjën i lidhin jo vetëm institucionet, por edhe lidhjet familjare, shoqërore dhe të punës.

“Është shumë e shtrenjtë të paguash çdo ditë karburant apo taksi, nuk ia del dot. Udhëtojmë vetëm kur jemi të detyruar. Kemi shtëpi shëndeti, por për kontrolle specialistike duhet të shkojmë në Vranjë. Njerëzit kanë nevojë të shkojnë në spital ose të vizitojnë dikë. Kemi edhe të moshuar pa veturë, ndërsa shumica e të rinjve nuk kanë dalë kurrë jashtë Preshevës. Transporti është ndalur, njerëzit udhëtojnë me vështirësi jashtë Preshevës”, thotë Miloš.

Të rinjtë në Preshevë zakonisht nuk kanë veturë personale, ndërsa ata nën 18 vjeç nuk kanë as leje drejtimi dhe thonë se është “e pamundur të shkojnë ku të duan sepse taksitë janë të shtrenjta dhe prindërit kanë obligimet e tyre”.

“Për shembull, nëse duam të shkojmë në Vranjë ose Bujanoc, duhet t’u kërkojmë prindërve të na çojnë, edhe pse ata kanë punët e tyre dhe nuk mund të na dërgojnë shpesh. Kemi taksi, por është shumë e shtrenjtë. Sidomos është e vështirë për ata që studiojnë në qytete të tjera”, thonë të rinjtë në Preshevë.

Nxënësit e shkollës së mesme Rinor dhe Argjent rrallë udhëtojnë jashtë Preshevës, por theksojnë se, nëse do të ekzistonte transport publik, do të udhëtonin më shpesh në Bujanoc.

Pasojat sociologjike

Sociologu nga Presheva, Altin Boriçi, thekson se pamundësia e udhëtimit ka pasoja më të gjera shoqërore. Ai shpjegon se infrastruktura e dobët e transportit kufizon mundësitë sociale dhe ekonomike të të rinjve dhe se mungesa e një elementi bazë si stacioni i autobusëve tregon për interesimin e ulët institucional për zhvillimin e rajonit. Për këtë arsye, të rinjtë shpesh mbështeten në transport privat, familjen ose udhëtime të përbashkëta, gjë që kërkon më shumë organizim dhe kosto shtesë.

Ministrisë së Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i është dërguar një kërkesë zyrtare lidhur me oraret e regjistruara të linjave që nuk realizohen, por përgjigje nuk është marrë deri në publikimin e këtij teksti.

(Shënim: Emrat e disa bashkëbiseduesve janë ndryshuar me kërkesën e tyre)

Ky artikull është publikuar në bashkëpunim me organizatën Pro Peace. Qëndrimet e paraqitura janë përgjegjësi e autorëve dhe jo domosdoshmërisht pasqyrojnë qëndrimet e organizatës Pro Peace.