Kryeministri i ri i Hungarisë: Do të punoj për një vend të lirë, evropian dhe në shërbim të çdo qytetari
Kryeministri i ri i Hungarisë ka falënderuar qytetarët hungarezë brenda dhe jashtë vendit, duke e cilësuar si një nder të madh besimin e dhënë për formimin e qeverisë me numrin më të lartë të votave ndonjëherë.

Ai theksoi se gjatë katër viteve të ardhshme do të punojë për një Hungari të lirë, evropiane, funksionale dhe njerëzore, duke premtuar se qeveria e tij do të përfaqësojë çdo qytetar hungarez.
Duke iu referuar figurës historike Lajos Batthyány, kryeministri deklaroi se në rolin e tij do të angazhohet çdo ditë për sigurinë, zhvillimin dhe mirëqenien e vendit.
Ai e përmbylli mesazhin me betimin: “Zoti më ndihmoftë kështu!” ❤️🤍💚