PËRUROHET LIBRI “5000 AFORIZMA” I AUTORIT HALIM HASANI!
Gjilan, 11.04.2026
Në bibliotekën e Qytetit “Fan Noli” në Gjilan u përurua libri “5000 aforizma” i aforistit nga Dobrosini i Bujanocit, Halim Hasani. Përurimi i librit u bë në kuadër të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës-Dega në Gjilan. Përurimin e shpalli të hapur, kryetari i degës, Hysen Këqiku.
Për librin folën recensenti i librit, Sevdail Hyseni, publicisti dhe poeti Sabit Jaha dhe redaktori i librit shkrimtari Hysen Këqiku.
Pati deklamime ntë aforizmave nga libri i autorit.
Në fund, autori i librit, aforisti Halim Hasani i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në përurimin e librit të tij dhe premtoi se do të vazhdojë edhe më tutje në shkruarjen dhe kultuivimin e aforizmave.
Autorit të librit ju ndan mirënjohje nga Shtëpia botuese “Kurora” në Gjilan, të cilën ia ndau, editori Hysen Këqiku. Nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë, mirënjohjen ia ndau, kryetari i saj Avni Shaqiri dhe për bashkëpunim me revistat “Qëndresa” Preshevë dhe nëpër revista të tjera, një mirënjohje ia ndau poeti Arsim Halili.
Në fund për të pranishmit u dha një koktel modest.
a1info