Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan Eliot Engel
Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare ish-kongresisti amerikan Eliot Engel, një nga mbështetësit më të fuqishëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Engel ka shërbyer për dekada në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, ku është dalluar për qëndrimet e tij në mbrojtje të Kosovës gjatë dhe pas luftës së vitit 1999. Ai ka qenë një zë i fuqishëm kundër krimeve të luftës dhe ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për viktimat shqiptare.
Për kontributin e tij, Engel është vlerësuar gjerësisht nga institucionet dhe qytetarët në Kosovë, duke u cilësuar si “mik i madh i shqiptarëve”.
Në një nga deklarimet e tij, Engel kishte theksuar: “Nuk mund të qëndrojmë të heshtur përballë padrejtësive dhe vuajtjeve të popullit të Kosovës.”
Ai ka luajtur rol të rëndësishëm edhe në forcimin e marrëdhënieve SHBA–Kosovë dhe në mbështetjen e pavarësisë së saj.
Vdekja e tij është pritur me reagime të shumta nga komuniteti shqiptar në SHBA dhe në Kosovë.