KALENDARI HISTORIK

Publikuar 2 muaj më parë

Më 10 prill 1921 lindi Mustafa Krantja, dirigjent, profesor Artist i Popullit.  Ka qenë dirigjent i operave të para shqiptare: “Mrika, Skënderbeu, Halili dhe Hajrija”. U lind në Kavajë, më pas vijoi studimet në Normalen e Elbasanit, ku mori kontaktin e parë si artist me popullin. Pas një aktiviteti muzikor e atdhetar në korrik të vitit 1944 erdhi në Tiranë në orkestrën e Radio Tiranës si violinist i parë. Më vonë u bë dirigjent i saj dhe krijoi një kuartet harqesh. Kreu studime në Konservatorin e Pragës për dirizhurë dhe kompozicion dhe më pas në Akademinë e Lartë të Artit Muzikor. Ishte dirigjent i operave të para shqiptare “Mrika”, “Skënderbeu’, i baletit të parë shqiptar, “Halili dhe Hajria” si dhe shumë veprave të tjera orkestrale shqitare. Është lauruar me çmime të Republikës, Urdhërin “Naim Frashëri”, dhe është dekoruar me medaljen “Dvurzhak” nga presidenti çek.

a1info