Osmani: Me ndihmën e SHBA-së u parandaluan plane më të rrezikshme se Banjska
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se falë mbështetjes së Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë parandaluar plane të rrezikshme të Serbisë, edhe përtej sulmit të ndodhur në Banjska.
Duke folur në emisionin “Pressing”, Osmani theksoi se në momentet kritike institucionet e Kosovës kanë kërkuar ndihmë urgjente nga SHBA-të, madje edhe gjatë orëve të hershme të mëngjesit.
“Ne një shtet e kemi në krah, është Amerika. Kjo është dëshmuar edhe në ditën e Banjskës. Të gjithë që punojnë në institucione e dinë fort mirë për çka e kam fjalën,” u shpreh ajo.
Presidentja bëri të ditur se gjatë natës së sulmit kishte zhvilluar telefonata emergjente rreth orës 3 të mëngjesit, duke kontaktuar drejtpërdrejt me Shtëpia e Bardhë.
Sipas saj, përmes këtij komunikimi është arritur të parandalohet përshkallëzimi i situatës dhe plane të tjera, të cilat ajo i cilësoi si “shumë më ogurzeza” sesa vetë ngjarja në Banjska.
Osmani shtoi se institucionet e Kosovës janë të vetëdijshme për rolin kyç që kanë luajtur SHBA-të në menaxhimin e krizës dhe në garantimin e sigurisë në vend.