Arta Selimi: Zëri i grave shqiptare në vendimmarrje fuqizohet në Çair

Publikuar 2 muaj më parë

Shkup: Çair u kthye në një qendër të rëndësishme të lidershipit të grave shqiptare, ku figura si Arta Selimi morën rol aktiv në diskutimet për të ardhmen e politikës dhe qeverisjes vendore.

Në konferencën me temë “Imazhi politik i gruas shqiptare: lidershipi, paqja dhe identiteti evropian”, Selimi, njëherazi këshilltare në Kuvendin komunal nga radhët e PVD-së, përfaqësoi Komunën e Preshevës në një panel ku u trajtuan çështje kyçe si përfshirja e grave në vendimmarrje dhe rëndësia e rrjetëzimit politik.

Ajo theksoi se kur gratë janë pjesë e proceseve vendimmarrëse, rritet cilësia e politikave, komunitetet bëhen më të balancuara dhe demokracia funksionon më mirë.