Preshevë: Ekspozitë e veçantë për Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Publikuar 2 muaj më parë

Me rastin e 2 Prillit – Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, Zyra për të Rinj në bashkëpunim me Shoqatën e Prindërve të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara organizuan një aktivitet të veçantë në hapësirat e objektit të Komunës së Preshevës.

Në kuadër të këtij aktiviteti u hap një ekspozitë me punimet e fëmijëve me autizëm, të cilët përmes krijimeve të tyre shpalosën kreativitetin, talentin dhe botën e tyre unike.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe përfaqësues institucionalë, përfshirë zv.kryetarin e komunës Ragmi Mustafa, kryetarin e Kuvendit Sabedin dhe kryeshefin e Administratës Komunale, Muhamed Abdullahu. Ata patën mundësinë të njihen nga afër me punimet dhe të përjetojnë kreativitetin dhe përkushtimin e fëmijëve me aftësi të veçanta.

Ky aktivitet synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjes për personat me autizëm, duke promovuar përfshirjen dhe barazinë në shoqëri.