Vizitë në shkollën fillore në Miratoc: Fokus në përmirësimin e kushteve dhe projekte zhvillimore
Ardita Sinani ka vizituar shkollën fillore Shkolla Fillore “Abdulla Krashnica” në Miratoc, ku është pritur nga drejtori i sapoemëruar Muhamet Mustafa dhe stafi arsimor.
Gjatë vizitës, Sinani e uroi drejtorin për detyrën e re dhe theksoi rëndësinë e një menaxhimi cilësor në funksion të nxënësve dhe përmirësimit të procesit mësimor.

Në takim u diskutua për një sërë projektesh konkrete që synojnë avancimin e kushteve në shkollë. Ndër to përfshihen aplikimi në Ministrinë e Arsimit për rregullimin e sallës së edukatës fizike, si dhe një projekt në kuadër të programit Erasmus+ (ALLIANCE OF CIVILIZATIONS – Shkup), i cili aktualisht ndodhet në procedurë miratimi.

Po ashtu, vëmendje e veçantë iu kushtua projektit për ndërtimin e një amfiteatri të mbyllur, i planifikuar të realizohet përmes fondeve IPA të Bashkimi Evropian. Ky projekt ka kaluar tri faza dhe është në pritje të përgjigjes finale.
Sinani theksoi se Komuna e Preshevës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e arsimit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit, duke investuar në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e edukimit.