Ligjëratë inspiruese për Ditën Botërore të Mjekut nga Dr. Beqir Nuhiu
Sot, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Mjekut, Zyra për të Rinjtë organizoi një aktivitet të veçantë me karakter edukativ dhe motivues për të rinjtë e komunës.
I ftuar special në këtë ngjarje ishte Dr. Beqir Nuhiu, i cili mbajti një ligjëratë të vlefshme mbi shëndetin dhe funksionimin e trupit të njeriut. Gjatë prezantimit të tij, ai ndau njohuri profesionale të rëndësishme, duke i afruar të rinjtë më shumë me konceptet bazë të kujdesit shëndetësor dhe rëndësinë e mirëqenies fizike.

Përveç aspektit teorik, ligjërata u pasurua edhe me bashkëbisedim interaktiv, ku Dr. Nuhiu ndau përvoja nga karriera e tij shumëvjeçare në mjekësi. Ai rrëfeu raste interesante nga praktika, duke nxjerrë në pah sfidat dhe mësimet që ka fituar ndër vite, çka u mirëprit me interes të madh nga pjesëmarrësit.

Në përmbyllje të aktivitetit, Zyra për të Rinjtë shprehu mirënjohjen e saj të thellë për Dr. Nuhiun, duke e falënderuar për kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë për qytetarët e komunës dhe më gjerë.
Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e mirë për informim, frymëzim dhe ndërgjegjësim të të rinjve mbi rëndësinë e shëndetit dhe rolin jetik të profesionit të mjekut në shoqëri.
📸: @altinnuhiu_photographer