Kosova përfaqësohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin global për të ardhmen e fëmijëve

Publikuar 2 muaj më parë

Shtëpia e Bardhë — Kosova ka shënuar një moment të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke marrë pjesë në Samitin inaugurues të koalicionit global “Fostering the Future Together”, organizuar me ftesë të Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump.

Vendin e përfaqësoi Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, i cili ishte ndër përfaqësuesit e vetëm nga tetë shtete të përzgjedhura për të mbajtur fjalim kryesor, nga gjithsej 45 vende pjesëmarrëse. Në adresimin e tij, Sadriu theksoi mirënjohjen ndaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe vuri në pah rëndësinë e investimit në edukim, inovacion dhe teknologji për të rinjtë.

Samiti dyditor nisi me takime në Departamenti Amerikan i Shtetit, ku Sadriu u takua me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë zv. Sekretarin e Shtetit, Christopher Landau. Ai gjithashtu zhvilloi diskutime me përfaqësues të kompanive të mëdha të teknologjisë si OpenAI, Microsoft, Google, Meta, xAI, Palantir, Adobe dhe Zoom Communications.

Fokusi i këtyre takimeve ishte eksplorimi i mundësive për të përfshirë Kosovën në përdorimin e platformave digjitale dhe teknologjike për përmirësimin e edukimit dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve.

Kjo pjesëmarrje vjen pas vendimit të shpallur në dhjetor 2025 nga Presidentja Vjosa Osmani për t’iu bashkuar koalicionit global “Fostering the Future Together”.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë samit konsiderohet një arritje e rëndësishme diplomatike dhe një dëshmi e rolit gjithnjë në rritje të vendit si partner i besueshëm në nismat globale për zhvillimin dhe mbrojtjen e brezave të rinj.