bashkëpunëtor të Vetëvendosjes
Dikur përkrahte njeriun që u arrestua pasi i vendosi arkivolin Albin Kurtit, ndërsa sot është bashkëpunëtor i Ardita Sinanit dhe Alban Hysenit.
Enver Haziri është një aktivist politik nga Gjilani, i cili aktivitetin e tij politik e nisi në PDK. Më pas ishte për një kohë aktivist në Lëvizjen Vatra, pastaj në Partinë Demokratike të Nagip Arifit në Bujanoc, ndërsa sot është në Vetëvendosje. Dikur ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Naim Ramuzit të AAK-së, personit i cili u arrestua pasi i kishte vendosur arkivolin Albin Kurtit.
Siç duket, Kurti i ka falur dhe amnistuar të gjithë, edhe ata që e kanë sharë, edhe ata që e kanë sulmuar në forma ekstreme.
Kjo është demokracia.
Agim Selishta