Në Serbi janë ndaluar disa persona për nxitje të urrejtjes kombëtare dhe fetare
Drejtoria e Policisë Kriminale e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë ka arrestuar në territorin e Republikës së Serbisë katër persona, shtetas të Republikës së Shqipërisë: A. S. (1989), E. V. (1984), E. G. (1978) dhe A. C. (2005), për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe pakënaqësisë kombëtare, racore dhe fetare.

Dyshohet se A. S. sot, në ditën kur shënohet fillimi i agresionit të NATO-s, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook publikoi një video. Në këtë video shihet i ulur në një makinë “Audi” bashkë me personat e dyshuar të tjerë, duke udhëtuar në autostradë përmes Serbisë, dhe në mënyrë të papërshtatshme shfaqin simbole të “Shqipërisë së Madhe”, si dhe përmendin Republikën e Serbisë në një kontekst negativ, me fjalë fyese.
Të dyshuarve u është caktuar paraburgim deri në 48 orë, pas të cilit, së bashku me padi penale, do të dorëzohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd – Degën e Veçantë për Luftën Kundër Krimit Teknologjik. Thuhet në komtesën e MPB-së të Republikës së Serbisë
https://mup.gov.rs/wps/portal/sr/aktuelno/saopstenja/f39b447c-e316-4900-918b-895983614850