Takim konstruktiv mes kryetares së Preshevës dhe ambasadorit të Shqipërisë në Beograd

Publikuar 5 muaj më parë

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, në një frymë konstruktive dhe bashkëpunuese.

Gjatë këtij takimi u diskutuan një sërë çështjesh me rëndësi për komunitetin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. Palët u dakorduan për ndërmarrjen e hapave konkretë që synojnë forcimin e lidhjeve dhe realizimin e objektivave të përbashkëta në të ardhmen.

Ky takim vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe përfaqësisë diplomatike të Shqipërisë në Beograd, me fokus të veçantë në zhvillimin dhe përkrahjen e interesave të qytetarëve të Preshevë.