Visar Memeti: SKANDAL: 5.4 milionë dinarë për “promovim” të një zone industriale pa rezultate

Publikuar 5 muaj më parë

Një vendim i fundit i kryetarit Ragmi Mustafa për ndarjen e një tenderi prej 5.4 milionë dinarësh për promovimin e Zonës Industriale ka shkaktuar reagime të forta dhe kritika në opinionin publik.

Kritikat janë artikuluar edhe nga Viaar Memeti, i cili e ka cilësuar këtë tender si shpërdorim të parasë publike, duke theksuar se për të njëjtin projekt më herët janë shpenzuar rreth 1 milion euro pa ndonjë rezultat konkret në terren.

Sipas tij, ndarja e mjeteve për promovim në një kohë kur zona industriale nuk ka zhvillim real për t’u prezantuar, përbën një tjetër dëshmi të keqmenaxhimit dhe mungesës së transparencës institucionale.

Në këtë proces përfshihet edhe Ardita Sinani, e cila ka nënshkruar tenderin, duke ngritur pyetje të mëtejshme mbi përgjegjësinë dhe rolin e saj në vendimmarrje.

Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka pasur reagim zyrtar nga institucionet përkatëse për këtë çështje.