Jo zyrtarisht: Shkarkohet drejtori Shukri Imeri në Shkollën Fillore “Zenel Ajdini” në Raincë, emërohet ushtrues detyre Zejnullah Maksuti
Në Shkollën Fillore “Zenel Ajdini” në fshatin Raincë të Preshevës kanë ndodhur ndryshime në udhëheqje. Jo zyrtarisht, siç mëson A1 Info, nga detyra është shkarkuar drejtori i deritanishëm Shukri Imeri.
Në vend të tij është emëruar si ushtrues detyre i drejtorit Zejnullah Maksuti.
Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një emërim të përkohshëm, ndërsa detaje të tjera lidhur me këtë vendim pritet të bëhen të ditura më gjerësisht gjatë ditës së nesërme.
Për zhvillimet e reja rreth kësaj çështjeje, A1 Info do t’ju mbajë të informuar.