KALENDARI HISTORIK

Publikuar 3 muaj më parë

Më 12 mars të vitit 1908 në Manastir,  lindi Vasil Gërmeni, mësues, gazetar, veprimtar i Ballit  kombëtar dhe diplomat i çështjes shqiptare. Lindi në hotelin “Liria” në qendrën e Vilajetit të Manastirit që kishin hapur i ati, Telemaku me të vëllanë, Themistoklinë. Ngel jetim nga i ati kur qe gjashtë, dhe e ëma greke e lë të rritet tek ungji i tij. U rrit dhe u edukua në Korçë ku kreu dhe liceun e qytetit, studimet e larta për inxhinieri hekurudhash i kreu në Marsejë, në Francë. Atje njohu të shoqen, Germain, ku u martua para se të kthehej në atdhe më 1934. Me qeverinë e “të rinjve” të Mehdi bej Frashërit, hyn në garë për zyrën e prefektit të Korçës por mbas dy javësh i lodhur nga klima morale e kohës tërhiqet nga politika dhe vazhdon të japë mësim në Shkollën Teknike. Largohet nga Shqipëria në mars të 1939, pak javë para pushtimit italian. U vendos sërish në Marsejë. Pas pushtimit të Francës jugore nga forcat gjermane, i bashkohet Frontit Luftarak Francez. Ndiq në Nju  York, me 28 nëntor 1988.

a1info