🚨 Kapën 150 mijë paund të padeklaruara në Aeroportin e Shkupit

Publikuar 6 muaj më parë

Zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit kanë zbuluar 150 mijë paund britanikë të padeklaruara gjatë kontrollit të një pasagjeri të huaj që po udhëtonte drejt Londrës.

Sipas Ligjit për Punë Devizore, pasagjerit i janë kthyer deviza në kundërvlerë prej 10 mijë euro, ndërsa 141,315 paund britanikë janë mbajtur përkohësisht nga autoritetet.

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se ndaj personit është ngritur kallëzim përkatës për kundërvajtje.

Autoritetet theksojnë se vazhdojnë aktivitetet për zbulimin dhe parandalimin e transferimit të paligjshëm të parave të gatshme përtej kufirit, duke kontribuar në luftën kundër krimit financiar.

📌 Burimi: Almakos