KALENDARI HISTORIK

Publikuar 3 muaj më parë

Më 7 mars 1827, në Elbasan, u lind Konstandin Kristoforidhi, gjuhëtar, atdhetar i Rilindjes, përkthyes i Biblës dhe shkrimtar. Kur ishte 14 vjeç, mbaroi mësimet e shkollës qytetëse greqishte të qytetit dhe i ati e dërgoi në gjimnazin Zosimea të Janinës prej 1847 deri më 1850. Në Janinë u njoh me zëvendës-konsullin austro-hungarez Johanes Georg Hahn, i cili merrej me studimin e gjuhës shqipe dhe mori mësime për një kohë të gjatë prej tij për të studiuar shqipen mbi tekstin e Dhiatës së përkthyer nga Vangjel Meksi e të redaktuar prej Grigor Gjirokastritit. Më 1853 i vdesin prindërit, detyrohet të shesë gjithçka dhe u vendos në Durrës ku punoi te nuni i tij, Mimi Xhufka. Udhëtoi mbarë Shqipërinë për tregti dhe në fillimin e 1857 shkon në Izmir të Turqisë.  Dorëshkrimet e tij u dërguan në Londër më 15 mars 1860, por nga Londra nuk erdhi ndonjë përgjigje inkurajuese U vendos në Tunis ku u martua me Eleninë dhe mësoi greqishten në një shkollë nga 1861 deri më 1865. Në fund të majit 1865 u vendos në Stamboll me përkthimin e kryer të Dhiatës së Re në gegnishte. Në nëntor të 1869 zgjidhet anëtar i Komisionit për Alfabetin e Shqipes. Më 1888 u kthye në Elbasan ku punoi si gjyqtar, punë të cilën e ushtroi derisa vdiq në vitin 1895 te shtëpia e tij, në Taq Budë.

A1info