Ambasadori i Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, viziton Preshevën

Publikuar 1 muaj më parë

Jetish Jashari, Ambasador i KosovoBeograd dhe njëherësh Shef i Zyrës Ndërlidhëse, zhvilloi një vizitë në Preshevë, ku u takua me kryetaren e komunës, Ardita Sinani.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në rajon, si dhe për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve të Preshevës dhe të gjithë Luginës së Preshevës. Bashkëbisedimi u vlerësua si i dobishëm dhe konstruktiv për forcimin e bashkëpunimit dhe trajtimin e sfidave me të cilat përballen qytetarët e kësaj zone.

Takimi u cilësua si një mundësi e mirë për shkëmbim mendimesh dhe koordinim të mëtejshëm në funksion të përmirësimit të kushteve dhe përfaqësimit të interesave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.