Meliza Haradinaj: Pretendimet për organizimin “Shpresa” nga Presidentja Osmani janë të pavërteta
Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar ndaj raportimeve në disa media lidhur me pretendimet se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka formuar një organizim politik me emrin “Shpresa”.
Përmes një reagimi publik, Haradinaj i ka quajtur këto raportime dezinformuese dhe të pavërteta.
“Pretendimet se Presidentja Osmani ka formuar një organizim politik me emrin ‘Shpresa’ janë të pavërteta. Mjaft më me gënjeshtra!”, ka shkruar ajo.
Ky reagim vjen pas publikimeve në media dhe rrjete sociale që sugjeronin përfshirjen e Presidentes në një iniciativë të re politike, pretendime të cilat tashmë janë mohuar publikisht.