NATO reagon ashpër ndaj shënjestrimit të Turqisë nga Irani
NATO ka reaguar ashpër pas raportimeve se Turqia është shënjestruar nga një raketë balistike e lëshuar nga Irani.
Sipas autoriteteve turke, raketa e nisur nga Teherani është interceptuar me sukses nga sistemet mbrojtëse të aleancës përpara se të hynte në hapësirën ajrore turke, duke shmangur pasoja të mundshme.
Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, deklaroi për Reuters se aleanca qëndron e vendosur përkrah të gjitha vendeve anëtare, përfshirë Turqinë, përballë asaj që e cilësoi si “sulme të vazhdueshme rajonale nga Irani”.
“NATO mbetet e bashkuar dhe e përkushtuar për mbrojtjen kolektive të çdo aleati,” theksoi ajo.
Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të rritura në rajon, ndërsa zhvillimet e fundit pritet të ndikojnë më tej në marrëdhëniet mes palëve.
Burimi: RTSH