Fazliu vepron, ata shfaqen: Kamberi dhe Sinani përvetësojnë suksesin qytetar për propagandë politike

Publikuar 2 muaj më parë

Znj. Teuta Fazliu është protagoniste e një beteje historike kundër pasivizimit të adresave në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Pas gjashtë viteve të gjykimeve të zvarritura në Serbi, me shpenzime personale dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, ajo arriti të regjistrojë padinë e saj në instancën më të lartë evropiane. Kjo fitore lind nga vendosmëria individuale, nga sakrifica personale dhe nga një angazhim i palëkundur – jo nga retorika politike, e as me post deputetesh e kryetar të këshillave kombëtare.

Në këtë kontekst, veprimet e Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani janë shqetësuese. Të dy publikuan shkrime, ndërsa zonja Ardita Sinani publikoi një fotografi para gjykatës, duke u paraqitur si protagoniste kryesore e kësaj fitore, ndërkohë që roli i tyre real ka qenë minimal ose i papërfillshëm. Ky veprim është manipulim i pastër i perceptimit publik dhe një përpjekje për të përvetësuar një kapital moral që nuk iu takon. Kur qytetarët investojnë kohë, para dhe guxim personal për të sfiduar padrejtësinë sistematike, dhe politikanët shfaqen në fotografi për lavdërim të vet, përderisa ekspozojnë paaftësinë dhe mosveprimet e tyre që janë prijës të këtij populli në Luginë, kjo është poshtërim publik.

Çka është më shqetësuese, ky rast ekspozon paaftësinë politike të Kamberit dhe Sinanit. Në vend që të përdornin funksionin e tyre institucional për të ndihmuar qytetarët që nga fillimi, ata qëndruan pasivë, duke i lënë qytetarët të përballen vetëm me sistemin. Sot, për të mbuluar këtë dështim, ata zgjedhin propagandën dhe lavdërimin e punës së dikujt tjetër, duke e kthyer një fitore qytetare në shfaqje politike.

Retorika e tyre, që e paraqet regjistrimin e padisë si “hap institucional” apo rezultat të punës së tyre, është një shembull klasik i kapitalit moral të përvetësuar. Kontrasti mes veprimit real të Fazliut dhe propagandës së liderëve është i thellë: ajo lufton, ata fotografohen; ajo shpenzon para personale, ata marrin merita; shpenzojnë me mijëra euro duke udhëtuar në shtete të BE-së dhe SHBA-së, ndërsa ajo ndërton drejtësi, ata ndërtojnë imazh politik të rremë.

Në përfundim, fitorja reale mbetet e Teuta Fazliut – një qytetare që sfidon sistemin dhe hap rrugë drejtësisë për shumë të tjerë. Kamberi dhe Sinani, përkundrazi, ekspozohen publikisht si shembuj të paaftësisë politike, të cilët përpiqen të mbulojnë boshllëkun e veprimit të tyre me fotografi dhe propagandë. Ky lloj manipulimi nuk është vetëm poshtërues, por dhe turp publik që tregon dështimin e klasës politike shqiptare dhe të deputetëve popullorë që asgjë nuk i shërben qytetarëve realisht.

P.S. Shikoni fotografinë e kryetares – me demek “unë kam intervenuar”.