KALENDARI HISTORIK

Publikuar 6 muaj më parë

Më 2 mars 1444 në Katedrale të Shën Kollit, u mbajt Besëlidhja e Lezhës, Kuvendi  ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar. Tubimi u mbajt në Kishën e  Katedrales të Shën Kollit, në Lezhë, që njihet si Besëlidhja e Lezhës. Ishte çasti  kur Gjergj Kastriot Skënderbeu, menjëherë pas kthimit nga Turqia, për herë të parë në historinë e mesjetës shqiptare mblodhi në një kuvend të gjitha principatat shqiptare, me qëllim përballimin e sulmit nga Perandoria Osmane Pikërisht, realizimi i bashkimit të të gjithë princave shqiptarë në një kuvend të përbashkët nga ana e Skënderbeut përbën edhe njërën ndër idetë më të mëdha e novatore të tij.    Në Kuvendin e Lezhës u mblodhën principata shqiptare nga veriu në jug, ku më të rëndësishmet ishin Arianitasit, Dukagjinasit, Balshajt dhe Topiajt, ndërsa nga rajoni mori pjesë dhe princi i Malit të Zi.  Kuvendi vendosi komandant të përgjithshëm të Lidhjes, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, duke njohur autoritetin e tij politik dhe ushtarak. Që prej këtij bashkimi udhëheqësi legjendar rriti  rezistencën e ushtrisë së tij dhe drejtoi luftën për 25 vjet me radhë kundër pushtimit turk.

A1info