GROPA NË RRUGËN E KUMANOVËS NË PRESHEVË

Në rrugën e Kumanovës në Preshevë gropat rreth pusetave janë të thella, prandaj duhet shtuar kujdesin ngasësit e veturave, e sidomos natën kur nuk ka ndriçim mund të ketë pasoja edhe në njerëz. Kjo është si pasojë e neglizhencës së pushtetit lokal, e veçanërisht kur këto gropa gjinden në rrugën e Kryetarit të Kuvendit të Preshevës.
Këto gropa janë rrezik, sidomos për ngasësit e automjeteve, për ata që nuk i kanë parë dhe nuk i dinë, prandaj shpresojmë se pushteti lokal do të punojë në sanimin e këtyre gropave…
A1info