12 SHKURTI-DITA BOTËRORE E EPILEPSISË
Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë mbahet më 12 shkurt. Kjo ditë e dedikuar është për të rritur ndërgjegjësimin për epilepsinë dhe për të nxitur mbështetjen për personat që jetojnë me këtë sëmundje.
Epilepsia është një sëmundje me së paku dy sulme epileptike që shkaktohen pa asnjë arsye.
Krizat mund të shkaktojnë probleme në kontrollin e muskujve, në lëvizjen, të folurit, pamjen ose vetëdijen, kriza këto të cilat zakonisht nuk zgjatin shumë, por sigurisht duhet ndjekur ecuria e sëmundjes me kontrollet tek mjeku neurolog.
Kjo ditë organizohet nga Buroja Ndërkombëtare për Epilepsinë (IBE) dhe Lidhja Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë (ILAE).
Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë është një iniciativë kyçe që komuniteti i epilepsisë do të përdorë për të zhvilluar zbatimin e Planit Global të Veprimit Ndërsektorial të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) për Epilepsinë dhe Sëmundjet Neurologjike të tjera për një periudhë 10-vjeçare (2022-2031), ose IGAP.
Në botë janë të prekur më shumë se 50 milionë njerëz, e kjo e bën këtë një problem të rëndësishëm në shëndetin publik.
Angazhohen të gjithë për të mësuar më shumë për këtë sëmundje.
A1info