7 SHKURTI-DITA NDËRKOMBËTARE E INTERNETIT TË SIGURT!

Publikuar 7 muaj më parë

Dita e Internetit të Sigurt është bërë një ngjarje historike në kalendarin e shumë shteteve, përfshirë edhe Shqipërinë. Kjo datë ka filluar si një iniciativë e projektit Safe Borders të BE-së në vitin 2004 dhe tani është shtrirë në rreth 140 vende të botës.

Në Shqipëri, ishte CRCA që organizoi eventin e parë publik për internetin e sigurt në vitin 2005. Që prej atij viti, Shqipëria është pjesë e kësaj dite globale, që synon të rrisë ndërgjegjësimin për dhunën, shfrytëzimin dhe abuzimin seksual të fëmijëve dhe të rinjve në internet. Gjatë vitit 2015, u hap edhe Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt, një arritje kjo e jashtëzakonshme për një vend të vogël si Shqipëria.

Një anketë e PNUD (program i Kombeve të Bashkuara) me nxënës në shkollat e arsimit profesional gjeti se, teknologjia, zë një vend të konsiderueshëm në jetën e të rinjve, pasi 94% e tyre kalojnë kohë duke përdorur mediat sociale ose ne lojëra.

Anketa vuri në dukje, se mediat sociale funksionojnë si një mjet për t’u lidhur, për të ndjekur përmbajtje argëtuese, dhe në një masë më të vogël për informacion për lajmet lokale dhe globale. Tek të rinjtë që studiojnë në arsimin profesional nuk është aspak e zakonshme ndjekja e modeleve profesionale ose faqe profesionale (p.sh. Gordon Ramsay, Elon Musk etj)./Ekonomia online/