Flaka 95” – kur dashuria për vendin dhe rininë përplaset me klientelizmin”

Publikuar 2 muaj më parë

Nga Redaksia

Klubi i volejbollit “Flaka 95” nga Presheva nuk është thjesht një klub sportiv. Ai është shpresa që mbijetoi, një dritë që nuk u shu nga erërat e errëta të viteve të vështira. Për mbi tre dekada, ky klub ka ekzistuar pa para, pa mbështetje, vetëm me vullnetin dhe dashurinë e njerëzve që nuk deshën të shohin rininë e Preshevës të humbasë. Qindra të rinj kanë kaluar në këtë klub, kanë marrë forcë, shpresë dhe motiv për të qëndruar në vendin e tyre, edhe kur rrethanat i shtynin drejt largimit.

Por Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk e ka hallin për këtë rinisë. Për ata, sporti nuk është një mjet për të ndihmuar të rinjtë, por një vegël për klientelizëm, nepotizëm dhe kënaqësinë e klaneve familjare. Ata që sot flasin për patriotizëm, as nuk ishin të lindur kur Flaka luftonte për breza me radhë, por sot zgjedhin ta lënë klubin pa asnjë mbështetje.

Ky është një akt i dhimbshëm tradhtie: zhvatje e fondeve që do të duheshin për sport dhe rini, shpërfillje e përpjekjeve të mëdha dhe dëbim simbolik i të rinjve drejt Gjermanisë, larg vendit dhe shpresës së tyre.

Flaka 95 ka mbijetuar stuhi që shumë nuk mund t’i imagjinonin, ka qëndruar mbi çdo pengesë vetëm për dashurinë ndaj vendit dhe për të ndihmuar të rinjtë të qëndrojnë në Preshevë. Por sot ajo qëndron e braktisur, ndërsa pushtetarët dhe klientët e tyre shpërfillin çdo sakrificë dhe çdo ëndërr rinore.

Ky nuk është thjesht një problem financiar. Është dhimbja e një komuniteti, është vrasja e shpresës, është tradhtia ndaj rinisë që kërkon një të ardhme në vendin e vet.

Rinia dhe sporti nuk mund të jenë pre e apetitiveve të klaneve dhe pushtetit. Flaka 95 është dëshmi e forcës, sakrificës dhe dashurisë për Preshevën, dhe ata që e braktisin janë ata që kanë humbur lidhjen me realitetin dhe zemrën e komunitetit që thonë se përfaqësojnë.

Redaksia