Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Mitrovicës fillojnë hetime për dyshimet e manipulimit të votave
Mitrovicë, 1 shkurt 2026 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar Hetimet Rajonale – Jug dhe Veri të Policisë së Kosovës që të intervistojnë 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit nga komunat Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Ky veprim vjen për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit të votave gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 në këto komuna.
Prokuroria dhe Policia e Kosovës theksojnë se janë të përkushtuar për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe trajtimin e çdo rasti të dyshuar, me qëllim ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.