Nga Refik Hasani: Rezoluta 6411, nga SHBA-ja, do të jetësojë ndaljen e diskriminimit dhe zgjidhjen e drejtë të çështjes së Krahinës Shqiptare.

Publikuar 3 muaj më parë

Prezentimi i projektligjit të Rezolutës, e iniciuar nga kongresmeni amerikan Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë, i cili më 21 janar 2026, në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-së, e inicioi duke e prezantuar Rezolutën me numër H.R. 6411.

Përmes dëshmive të bollshme u paraqit diskriminimi sistematik i komunitetit etnik shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Procedura ligjore: Rezoluta, pas vlerësimit nga komisioni përkatës, do të:

Raportohet nga Komiteti për Punë të Jashtme Dërgohet për votim në Dhomën e Përfaqësuesve Më pas kalon në Senatin e SHBA-së Në fund i dërgohet Presidentit të SHBA-së për nënshkrim

Miratimi i projektligjit të Rezolutës përbën një akt me rëndësi të veçantë juridike dhe politike, i cili synon ndalimin e çdo forme diskriminimi dhe garantimin e të drejtave themelore të popullsisë shqiptare.

Rëndësia juridike dhe politike:

Miratimi i kësaj Rezolute përbën:

Një akt me rëndësi të veçantë juridike dhe politike Bazë normative ndërkombëtare për ndaljen e diskriminimit Garanci për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave themelore dhe kolektive të shqiptarëve etnikë në Rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

Zbatimi i saj synon një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe ligjërisht të bazuar, në përputhje me:

Parimet universale të të drejtave të njeriut Barazinë para ligjit Instrumentet e së drejtës ndërkombëtare

Dimensioni historik dhe ndërkombëtar:

Ky është një zhvillim me trajtim dhe vlerë historike, sepse:

Çështja e Krahinës Shqiptare është ndërkombëtarizuar në nivelet më të larta të vendimmarrjes së politikës së jashtme të SHBA-së Ka arritur në Kongres, Senat dhe Administratën Presidenciale

Krahinës sonë i njihen veçoritë thelbësore:

Popullsi autoktone shqiptare Vullnet plebishitar i shprehur në Referendumin e 1–2 marsit 1992 Sakrificë dhe mbrojtje përmes luftës së armatosur (UÇPMB) Marrëveshja e Konçulit (2001), e pazbatuar nga Serbia

Kjo Rezolutë krijon bazë normative për trajtimin e çështjes së Krahinës Shqiptare në përputhje me parimet universale të të drejtave të njeriut dhe barazisë para ligjit, siç përcaktohen nga e drejta ndërkombëtare.

Zbatimi i kësaj Rezolute do të kontribuojë në një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe ligjërisht të bazuar të çështjes së Krahinës Shqiptare, duke respektuar standardet ndërkombëtare dhe rendin juridik demokratik.

Është një hap i rëndësishëm drejt llogaridhënies, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtave kolektive të shqiptarëve etnikë në Serbinë Jugore.

Njëkohësisht është edhe në mbrojtje të vlerave demokratike. Krahinë jonë ka veçori dalluese, pasi jemi autoktonë, kemi shprehur vullnetin plebishitar dhe kemi manifestuar sakrificë duke mbrojtur pragun përmes luftës së armatosur.

Ky është një zhvillim me trajtim dhe vlerë historike, sepse ndërkombëtarizimi ka arritur në nivelet më të larta të vendimmarrjes së politikës së jashtme të SHBA-së, dhe çështja e Krahinës sonë është ngritur në instancat dhe mekanizmat më të lartë të Senatit, Kongresit dhe Presidentit të SHBA-së.

Kjo dëshmon se në këtë Krahinë ekziston diskriminim sistematik dhe se statusi politik e juridik mbetet i pazgjidhur. Është një kapitull i ri dhe një moment shumë domethënës për shqiptarët e kësaj Krahine.

Është një mbështetje thelbësore, sepse nga kjo Rezolutë pritet përkrahje edhe nga Administrata më e lartë e SHBA-së, Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë.

Duke pasur parasysh Referendumin e 1–2 marsit 1992, sakrificën dhe kryengritjen e armatosur përmes UÇPMB-së, si dhe Marrëveshjen e Konçulit, zbatimi i Rezolutës së miratuar do të ketë efekte konkrete dhe ndikim ndërkombëtar, duke kontribuar në ndërkombëtarizimin e mëtejmë të çështjes së pazgjidhur të kësaj Krahine.

Serbia vazhdon shkeljet e rënda dhe diskriminimin sistematik, duke mos zbatuar marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë shqiptarë në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022, përfshirë:

Mospërfaqësimin me vende të rezervuara në Parlament Moszbatimin e Marrëveshjes së Konçulit dhe militarizimin e zonës Moskthimin e Gjykatës Themelore në Preshevë Diskriminimin në shëndetësi, arsim, polici dhe institucione shtetërore Pasivizimin e adresave dhe fshirjen administrative të mbi 25 mijë shqiptarëve Margjinalizimin kulturor, ekonomik dhe institucional Tendencat e vazhdueshme për shpërngulje, asimilim dhe pastrim etnik

Është e qartë se kjo Krahinë:

I përket Evropës Nuk e ka të zgjidhur statusin politik dhe juridik Kërkon zgjidhje të drejtë dhe të garantuar nga faktori ndërkombëtar

Pas kësaj Rezolute nga SHBA-ja, pritet kushtëzimi i Serbisë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve dhe vazhdimi i procesit në Bashkimin Evropian dhe Organizatat e Kombeve të Bashkuara.

Vështrim nga: Refik Hasani