Këshilli i Shkollës së SHMT “Presheva” propozon Bekim Kurtishin për drejtor

Publikuar 5 muaj më parë

Preshevë, 26 janar 2026 – Këshilli i Shkollës së Mesme Teknike “Presheva” mbajti mbledhjen e radhës me një pikë të vetme të rendit të ditës: propozim-vendimi për zgjedhjen e drejtorit të shkollës.

Në mbledhje morën pjesë 6 nga gjithsej 9 anëtarë të Këshillit të Shkollës, duke u siguruar kuorumi i nevojshëm për marrjen e vendimeve.

Për postin e drejtorit kandiduan tre kandidatë: Bekim Kurtishi, Mumin Bajrami dhe Ali Osmani. Procesi i votimit u zhvillua në përputhje me legjislacionin në fuqi, përmes votimit të fshehtë.

Sipas rezultateve të votimit, kandidati Bekim Kurtishi mori 5 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme.

Bazuar në këto rezultate, Këshilli i Shkollës vendosi që Bekim Kurtishi t’i propozohet Ministrisë së Arsimit për emërim në postin e drejtorit të SHMT “Presheva”.