KALENDARI HISTORIK

Publikuar 7 muaj më parë

Më 23 janar të vitit 1932, në Gjakovë  u lind,  Fehmi Agani, ku e  mbaroi edhe shkollën fillore, ndërsa gjimnazin e kreu në Prishtinë. Studimet për filozofi i mbaroi në Beograd në vitin 1959. Po kështu në Beograd i kreu me sukses studimet pasuniversitare në shkencat politike, ku edhe magjistroi. Gradën doktor i shkencave të sociologjisë e mori në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. më 1973. Fehmi Agani një kohë punoi si profesor i shkollave të mesme në Prishtinë, ndërsa më vonë si gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën “Rilindja”. Në vitin 1965 u zgjodh ligjërues i sociologjisë në fakultetet e Prishtinës. Në vitin 1967 u zgjodh drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Më vonë u zgjodh prodekan dhe dekan i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ishte themelues i Degës së Sociologjisë dhe Filozofisë, pastaj i Institutit të Sociologjisë. Pas vitit 1981, në valën e diferencimeve ideo-politike  u përjashtua nga procesi mësimor. Agani luajti rolin vendimtar në formësimin e  politikës  paqësore të cilën e mbështeti Ibrahim Rugova. Për idetë dhe angazhimet e tij për çlirimin e Kosovës, u vra afër Lipjanit nga forcat ushtarake e policore serbe,  më 6 maj të vitit 1999, në kohën kur kishte bërë përpjekje të shkonte në Maqedoni me shumë shqiptarët të tjerë. Fehmi Agani ishte nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së  dhe politikan me autoritet.

A1info