Fatlum Kadriu akuzon PVD-në për keqpërdorim të institucioneve shtetërore për hakmarrje politike

Publikuar 7 muaj më parë

Bujanoc – Koordinatori i Zyrës për të Rinj në Bujanoc, Fatlum Kadriu, ka reaguar publikisht duke akuzuar Partinë për Veprim Demokratik (PVD) se po keqpërdor policinë dhe gjykatat për presion dhe hakmarrje politike ndaj tij.

Në një reagim në Facebook, Kadriu bëri të ditur se është paraqitur sot në gjykatë si i dyshuar për kundërvajtje, në një proces që, sipas tij, nuk ka lidhje me drejtësinë, por me motive politike. Rasti lidhet me heqjen e një panoje propaganduese politike nga një ndërtesë në qendër të Bujanocit dhe zëvendësimin e saj me një mural artistik shumëngjyrësh, i realizuar nga Zyra për të Rinj.

Kadriu thekson se në të njëjtën ndërtesë, pas zgjedhjeve për Këshillin Nacional në vitin 2022, ka qëndruar për rreth tre vite një poster i kandidatit të PVD-së pa asnjë reagim institucional. Sipas tij, vetëm pas largimit të materialit propagandues dhe vendosjes së muralit artistik kanë reaguar policia dhe gjykatat.

Ai pretendon se fletparaqitja ndaj tij është e dirigjuar politikisht dhe se PVD po shfrytëzon afërsinë me institucionet shtetërore për të goditur kundërshtarët politikë. Denoncimin e cilëson si “tërësisht politik” dhe si tentativë për frikësim dhe ndëshkim të punës së Zyrës për të Rinj.

“Është alarmante që në mungesë të ideve, programeve dhe mbështetjes qytetare, një subjekt politik zgjedh të luftojë përmes policisë, prokurorisë dhe gjykatave”, ka shkruar Kadriu, duke e cilësuar këtë si një praktikë të rrezikshme të instrumentalizimit të institucioneve shtetërore.

Kadriu shton se procesi nuk do ta ndalë, por do ta motivojë të vazhdojë më fuqishëm angazhimin për të rinjtë dhe komunitetin, ndërsa përgjegjësinë morale dhe politike për rastin, sipas tij, e mbajnë ata që “zgjodhën frikësimin dhe keqpërdorimin e shtetit si armë politike”.

Reagimi i tij vjen pas hapjes së një procesi kundër tij për ndërhyrje në një hapësirë publike në qendër të Bujanocit.