SHBA ndërmerr hap kundër diskriminimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Publikuar 7 muaj më parë

Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit të Shteteve të Bashkuara ka votuar për ta çuar përpara një projektligj që i kërkon Sekretarit të Shtetit të përgatisë një raport gjithëpërfshirës mbi trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga autoritetet serbe.

Projektligji është sponsorizuar nga kongresisti republikan Keith Self, i cili ka deklaruar se shqiptarët në këtë rajon vazhdojnë të përballen me diskriminim sistematik, duke përmendur në veçanti pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Ai ka cituar edhe një raport të vitit 2021 të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilit Serbia mund të jetë duke kryer një formë të spastrimit etnik përmes mjeteve administrative.

Nënkryetari i Komitetit për Punë të Jashtme, Gregory Meeks, ka theksuar se mungesa e përgjegjësisë nga ana e Qeverisë së Serbisë për krimet e kryera ndaj pakicave etnike, përfshirë shqiptarët, mbetet një pengesë serioze për paqen e qëndrueshme në rajon. Ai ka deklaruar se Komiteti është “jashtëzakonisht i shqetësuar” për diskriminimin dhe persekutimin e vazhdueshëm të pakicave etnike në Serbi.

Vendimi i Komitetit është përshëndetur edhe nga deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili e ka cilësuar këtë hap si rezultat të një beteje të gjatë politike dhe diplomatike. Ai ka bërë të ditur se Komiteti ka miratuar rezolutën H.R. 6411 mbi të drejtat etnike dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen dypartiake në Kongresin amerikan.

Sipas Kamberit, rezoluta tashmë pritet të miratohet nga vetë Kongresi i Shteteve të Bashkuara.

Burimi: koha.net /A1info