KALENDARI HISTORIK

Publikuar 5 muaj më parë

Më 22 janar të vitit 1828, lindi Elena Gjika. Ajo ishte e bija e Mihal Gjikës, vëllait të Princit të Vllahisë, Grigor Gjika dhe e Katarina Gjikës. E ëma ishte e shkolluar. Elena Gjika mori një arsim të shkëlqyer, duke studiuar letërsinë së pari në Dresden, në Vjenë, Venddik dhe së fundi në Berlin ku diplomoi në fushën e letërsisë së vjetër greke. Ajo kthye përsëri në vendin e saj në vitin 1849 dhe u martua me dukën rus, Aleksandër Massalski.  Si publiciste dhe shkrimtare Elena Gjika u bë e njohur në vitin 1855. Ajo shkruante me emrin Dora D’Istria. Gjika botoi një numër shkrimesh që tregonin jo vetëm njohjet e gjuhëve rumanisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht, latinisht, greqisht (e vjetër dhe moderne) dhe rusisht, por edhe njohuritë e saj në fushën e shkencës, fesë, politikës, si dhe talentin për të paraqitur pikëpamjet e saj. Elena mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare të Evropës si kundërshtare e sundimit despotik monarkist dhe e shtypjes Kombëtare. U radhit në mes të 10 femrave më të ngritura intelektualisht ne botën e asaj kohe. Përkrahu Rilindjen Kombëtare Shqiptare, mbajti lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar si: Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko etj. Në shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në njohjen e çështjes Shqiptare nga opinioni publik botëror, patriotët rilindës dhe arbëreshë të Italisë e të Greqisë i kushtuan librin me titull : Dora d’Istrias-Shqiptarët në vitin 1870,  që ishte një përmbledhje vjershash patriotike. Elena Gjika vdiq në Firence më 17 nëntor të vitit 1888.

A1info