Godet Arifi: “Lapidari i Preshevës nuk ishte vetëm monument, por kujtesë dhe dinjitet”

Publikuar 7 muaj më parë

Preshevë – Godet Shqiprim Arifi, aktivist dhe analist, komentoi së fundmi heqjen e lapidarit të Preshevës në një postim në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë veprim si një humbje të kujtesës dhe dinjitetit kombëtar.

Sipas Arifit, lapidari nuk ishte vetëm një monument fizik, por një simbol i përbashkët i historisë dhe sakrificës së komunitetit. Ai kritikon ata që dikur premtuan dorëheqje në rast të heqjes së lapidarit, por sot vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet, duke e cilësuar këtë si një “dështim moral” dhe hipokrizi të udhëheqjes.

“Lapidari u hoq një herë fizikisht, por u hoq për herë të dytë kur ata që premtuan dorëheqje zgjodhën pushtetin dhe i dhanë mirënjohje Vuçiqit. U hoq për herë të tretë, kur heshtja u bë më e zhurmshme se çdo deklaratë e dikurshme,” shkruan Arifi.

Ai thekson gjithashtu se, pavarësisht veprimeve të politikës së sotme, historia nuk harron.