Gjeniu shqiptar 23-vjeçar krijon dronin ushtarak pas “Air Kosova”

Publikuar 4 muaj më parë

Kamenicë – Një talent i ri shqiptar po tërheq vëmendjen me krijimet e tij inovative në fushën e teknologjisë ajrore. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Gëzim Morina, student i mekatronikës në Prishtinë, i cili tashmë është i njohur për projektin “Air Kosova” dhe ka avancuar më tej duke krijuar dronë me përdorim ushtarak.

Gëzimi kombinon pasionin për aeroplanët dhe dronët me studimet akademike, duke krijuar makina fluturuese me materiale të riciklueshme, të cilat i teston në stadiumin e Kamenicës. Ai tregoi për “ABC e Mëngjesit” se krijimet e tij mund të fluturojnë deri në 4.5 kilometra me sistem kamerash, ndërsa modelet pa kamera arrijnë deri në 800 metra.

“Unë e kam si hobi, këto janë aeroplanë me telekomandë që i rregulloj vetë dhe janë të përshtatshëm edhe për përdorim ushtarak. Për këtë avion të madh kam punuar pesë muaj natë e ditë, sepse kam dashur të bëj diçka që nuk është bërë asnjëherë në Kosovë”, tha ai.

Materialet kryesore që përdor janë të riciklueshme, si letra, ndërsa pjesët e tjera ai i siguron vetë. Me pasion dhe përkushtim, Gëzimi po tregon se talenti dhe kreativiteti mund të shndërrohen në projekte me potencial të lartë teknologjik.

📌 Burimi: abcnews.al