KALENDARI HISTORIK

Publikuar 7 muaj më parë

Më  18 janar të vitit 1880 u lind në Mitrovicë, Ferat bej Draga,  i biri i Ali pashë Dragës, pjesëmarrës në Luftën Osmano-Ruse të vitit 1887 me ç’ rast ishte graduar pashë. U shkollua në Stamboll, dhe në lëvizjen për arsimin shqip mbështeti alfabetin latin për shqipen. Gjatë Revolucionit Xhonturk, së bashku me të vëllain Nexhibin dhe Bajram Currin, Hasan Prishtinën dhe ulema e parinë shqiptare u mblodhën për të përkrahur rikthimin e kushtetutës. Më 27 shkurt deri më 6 mars 1913 mori pjesë në punimet e Kongresit të Trieshtit.   Më 1919 Ferat be Draga ndihmoi Nexhibin në ngritjen e organizatës politike legale e quajtur, “Xhemiet”. Kjo ishte Organizatë politike kombëtare shqiptare e veshur me petkun fetar islam, mundësi e vetme për organizimin politik shqiptar legal jashtë partive politike serbe. Në anën tjetër, përmes të vëllait, Hajdinit në Shkodër, mbante lidhje veprimi ilegal me Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Me 1920 përfaqësoi “Xhemietin” në kontaktet me qeverinë e Nikollë Pashiqit në Beograd. Më 1920 në Kongresin e Shkupit, kur u formua Xhemjeti, u zgjodh për kryetar. Në moshën 64 vjeç e zëvendësoi lapsin me pushkën dhe, duke shkelë mbi fërkemet e Ibrahim Lutfiut, nga Mitrovica kaloi në Llapushë, për t’ju bashkuar Çetës së profesor Imer Berishës  e Ukë Sadikut. Më 2 dhjetor të vitit 1944, vdiq në Krelan të Gjakovës.

A1info