Shpallet lista preliminare e OJQ-ve përfituese për projektet mbi fëmijët me nevoja të veçanta

Publikuar 7 muaj më parë

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka publikuar listën preliminare të Thirrjes për mbështetjen e projekt-propozimeve nga organizatat joqeveritare që kanë në fokus avancimin dhe socializimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në Luginë të Preshevës.

Projektet janë vlerësuar nga komisioni përkatës me sistem pikëzimi nga 0 deri në 100, ndërsa kalueshmëria është përcaktuar mbi bazën e mesatares së pikëve. Sipas kritereve, çdo projekt që ka marrë më pak se 51 pikë mesatare është refuzuar.

OJQ-të përfituese janë:

• Galeb Plus

• Drejtoria për Inkluzion

• Qendra “ERA”

• Qendra Hope

• Qendra për Bashkëveprim – Bujanoc

• Shoqata e prindërve të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta

Ndërkohë, një projekt është refuzuar për shkak të mosplotësimit të kushteve bazë, përfshirë mungesën e përvojës minimale dhe mospërputhjen e fushëveprimit me thirrjen.

Afati për ankesa

Sipas njoftimit, të gjitha ankimimet dhe dokumentacioni përkatës mund të dorëzohen në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc brenda afatit 8-ditor nga data e shpalljes së listës preliminare.

Mungesë transparence

Edhe pse janë publikuar emrat e OJQ-ve përfituese, në këtë shpallje nuk janë bërë publike shumat financiare të ndara për secilin projekt, duke ngritur shqetësime për mungesë transparence në procesin e ndarjes së fondeve publike.

Publikimi i detajeve financiare mbetet i domosdoshëm për të garantuar llogaridhënie dhe besim publik në mbështetjen e projekteve që synojnë përmirësimin e jetës së fëmijëve me nevoja të veçanta.