SHKRIMTARI BILALL MALIQI ME LIBRIN MË TË RI ME POEZI “PREKJE MALLI (FEELING ABSENCE)!
Shkrimtari, Bilall Maliqi botoi librin e tij më të ri me poezi për të rritur, shqip- anglisht, me titull “Prekje malli” (Feeling absence), botues, shb. “Lena” Prishtinë, 2026, fq. 160.
Ai në faqen e tij në fb. falënderoi redaksinë, shtëpinë botuese dhe stafin e shtypshkronjës për punën e shkëlqyer në përgatitjen e librit.
Vlen të theksohet se shkrimtari Maliqi, me këtë libër dhe me mendimet korrekte të redaktorit, shkrimtarit, Agron Shele dhe të recensentit nga Paraguaji, Prof.dr.Lino Trinidad Sanabria, vlerësohet lart si nga cilësia e poezive të tij, po ashtu edhe nga vlerat e larta artistike.
“BOTIME
Doli nga shtypi libri im më i ri me poezi shqip-anglisht, me titull “Prekje malli” (Feeling absence), përkthyer nga poeti dhe publicisti i njohur, z.Peter Tase, botues, “Lena” Prishtinë, 2026, fq. 160.
Me këtë rast falënderoj redaktorin e librit, shkrimtarin e njohur, z. Agron Shele, recensentët: Prof.dr.Lino Trinidad Sanabria dhe Peter Tase, redaktorin gjuhësor, poetin e njohur z. Sevdail Hyseni, realizuesen e kopertinës, zonjën Laura Shulemaja dhe stafin e mrekullueshëm të shtypshkronjës “Lena Graphic” në Prishtinë”.
A1info