Nga sot fund tolerancës: Kosova shtrëngon masat për targa serbe dhe dokumente personale

Publikuar 7 muaj më parë

Nga mesnata fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe Ligjit për të huajt në Kosovë, ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. Sipas tij, automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më shumë se tre muaj ose mbi bazë të autorizimit, përveç rasteve emergjente.

Njëkohësisht, nis edhe zbatimi strikt i Ligjit për të huajt, që parasheh se të gjithë personat që nuk posedojnë dokumente kosovare duhet të aplikojnë për leje qëndrimi brenda 72 orëve. Vendimet për lëshimin e këtyre lejeve do t’i marrë Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Këto masa pritet të prekin kryesisht pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, të cilët deri më tani kanë përdorur automjete me targa të qyteteve të Serbisë mbi bazën e autorizimit ose nuk kanë pasur dokumente të Kosovës. Nga Policia e Kosovës kanë theksuar se drejtimi i automjeteve me targa të huaja mbi bazën e autorizimit është në kundërshtim me Ligjin për komunikacionin, por kjo praktikë është toleruar deri më tani për t’u dhënë qytetarëve kohë për ndërrimin e targave.

Elshani tha se nga 15 janari policia do ta zbatojë ligjin në terren, duke shtuar se në raste emergjente, si shkuarja në spital, automjetet nuk do të ndalohen apo konfiskohen menjëherë. Megjithatë, nëse shkelja përsëritet, drejtuesit e automjeteve mund të gjobiten deri në 200 euro.

Kosova kishte ndaluar qarkullimin e automjeteve me targa me akronimet e qyteteve të Serbisë në fund të vitit 2022, vendim që kishte shkaktuar tensione dhe daljen e disa serbëve nga institucionet e Kosovës. Pas këtij vendimi, disa pjesëtarë të komunitetit serb i kishin regjistruar automjetet në Serbi dhe i përdornin ato në Kosovë mbi bazën e autorizimit, dokument i cili nuk njihet nga institucionet e Kosovës.

Sa i përket Ligjit për të huajt, Elshani sqaroi se zbatimi nuk do të jetë i menjëhershëm për personat që jetojnë prej kohësh në Kosovë pa dokumente kosovare. Ai theksoi se nuk do të ketë dëbime të menjëhershme dhe se ligji do të zbatohet kryesisht për personat që hyjnë në Kosovë për turizëm, punë apo studime.

Sipas autoriteteve, zbatimi i plotë i këtyre dy ligjeve ishte paraparë të fillonte më 1 nëntor të vitit të kaluar, por afati u shty deri më 15 janar 2026 për të mundësuar zhvillimin e një fushate informuese për qytetarët.