14 JANARI-DITA BOTËRORE E LOGJIKËS!
14 Janari – Dita Botërore e Logjikës, shënohet që nga viti 2019 nga Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) për të theksuar rëndësinë e logjikës në arsyetimin njerëzor, vendimmarrjen dhe zgjidhjen e problemeve. Shënimi i kësaj dite synon të promovojë rolin e logjikës në shkencë, matematikë dhe filozofi, si dhe zbatimin e saj në jetën e përditshme.
Po ashtu, shënimi i kësaj dite thekson kontributin e të menduarit logjik në fusha të ndryshme, si shkenca kompjuterike, inteligjenca artificiale, etika dhe edukimi. Dhe gjithashtu, shërben si një mundësi për të reflektuar se si arsyetimi logjik mund të ndihmojë për adresimin e sfidave komplekse globale, nga përparimet teknologjike deri te çështjet shoqërore.
A1info